Klinika Odontica

Kush jemi ne

Mbi 30 vite eksperiencë

Klinika Dentare Odontica është biznes familjar i cili operon në fushën e stomatologjisë për më shumë se 30 vite.

DSC05416

Trajtim të personalizuar

Gjëja më e rëndësishme për ne është shëndeti juaj, ndaj ju ofrojmë një trajtim të personalizuar nëpërmjet një shërbimi të plotë ekzaminimi, diagnostifikimi dhe planifikimit të trajtimit për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja.

Rezervo një vizitë falas pranë klinikës tonë

Ke patur shqetësime përsa i përket shëndetit tënd oral? Dëshiron të kesh një buzëqeshje më estetike dhe po kërkon zgjidhjen e duhur? Odontica ofron vizita falas për të gjithë klientët.

Në qëndër të Tiranës

Klinika ndodhet në qëndër të Tiranës, vetëm 700m larg sheshit Skëndërbej, në një pozicion shumë të favorshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm nga të gjithë pacientët.

closeup-hand-signing-paper-workspace

Garancia

Për të plotësuar nevojat e pacientëve tanë, klinika dentare  Odontica përdor materialet më të mira dentare dhe ofron garancinë për të gjitha punët implantologjike dhe protetike.

Kërko një preventiv falas duke plotësuar formularin më poshtë.

Garancia Odontica™

Për të plotësuar nevojat e pacientëve tanë, klinika dentare  ODONTICA përdor materialet më të mira dentare dhe ofron garancinë për të gjitha punët implantologjike dhe protetike.

E drejta e garancisë vlen për çdo pacient pasi ai/ajo u përmbahet këshillave dhe rekomandimeve të mjekut, bën vizita të rregullta në klinikën tonë dentare, ruan rregullisht higjienën orale nëpërmjet pastrimit profesional të dhëmbeve*.

Certifikata e dhënë është dëshmi e një strukture të mirë organizative dhe procedurave të mjekësisë dentare të ofruara në kliniken tonë.

Garancitë për të gjitha shërbimet dentare:

  • Trajtimet konservative – 2 vjet
  • Trajtimet protetike – 5 vjet
  • Trajtimet implantare – 10 vjet

* Higjiena e duhur orale: bëni të paktën një herë në vit pastrimin profesional të implanteve – pastroni dhëmbët dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje – përdorni një shplarës goje cilësor çdo ditë – përdorni furçën interdentale në zonat ku janë vendosur implantet – përdorni një pulsator uji (hidrojet).