Shërbime Dentare
Pedodonti
Çfarë është pedodontia?
Objektivi kryesor i mjekësisë dentare është ruajtja e shëndetit të dhëmbëve dhe zgavrës se gojës që përfshin edhe trajtimin e gjendjeve patologjike. Ju mund të keni dhëmbë të shëndetshëm, të bukur, natyralë dhe funksionalë nëse kujdeseni për higjenën tuaj orale.
Që në femijeri, fëmijët duhet të mësojnë të praktikojnë një higjienë të mirë orale e cila konsiston në pastrimin e përditshëm të dhëmbëve dhe shmangien e konsumimit të sasive të tepërta të ushqimeve të dëmshme të cilat në periudhë afatgjatë mund të shkaktojnë dëmtime të parakohshme dhe përkeqësim të dhëmbëve. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që nga fillimi i zhvillimit të dhëmbëve t’i nënshtrohen vizitave të rregullta te dentisti me qëllim monitorimin e ecurisë së tyre.
Je duke kërkuar zgjidhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?
Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.
Kur është koha më e përshtatshme për kontrollin e femijëve tek dentisti?
Dentistria preventive fillon me shfaqjen e dhëmbëve të parë. Në klinikën tonë dentare kujdesemi për dhëmbët e fëmijëve që në moshë të vogël. Ne rekomandojmë që vizita e parë të bëhet që në moshën 3-vjeçare, në mënyrë që përveç kontrollit të dhëmbëve, fëmija juaj të fitojë besim të plotë tek mjeku ynë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që vizitën e parë ta pranoni si lojë dhe të përvetësoni rëndësinë e higjienës orale pa frikë, që në moshë të vogël.
Për të mbrojtur dhëmbët e tyre ne përdorim metoda të tilla si:
• mbushje e dhëmbëve të qumështit
• silanim (mbushja e thellimeve të sipërfaqes përtypëse të dhëmbit)
• fluorizimin e dhëmbëve
• kontrollin dhe heqjen e pllakës bakteriale
Dentistria preventive luan një rol kyç duke mbrojtur dhëmbët e qumështit (shumë i rëndësishëm për pozicionimin e dhëmbëve të përhershëm) deri në humbjen e tyre natyrale, dhe më pas, duke ruajtur rregullisht shëndetin e dhëmbëve të përhershëm.
Çfarë ju ofron klinika Odontica?
Në klinikën tonë dentare do të vlerësojmë shëndetin e dhëmbëve të fëmijës suaj dhe do t’ju japim të gjitha informacionet dhe këshillat e nevojshme për t’i mbajtur ata të shëndetshëm, duke e lejuar në këtë mënyrë të ketë një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme, që në moshën e tij më të re!