Shërbime Dentare
Protetikë
Protetika Dentare
Me ndihmën e protetikës ne bëjmë të mundur një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur për pacientët tanë.
Në klinikën tonë dentare ofrojmë të gjitha llojet e protezave duke ndjekur standardet më të mira të estetikës dhe teknologjisë.
Për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm ne perdorim pajisje adekuate për diagnostifikim optimal siç është sistemi modern CAD/CAM.
Teknikët tanë dentar, në bashkëpunim me mjekët tanë të klinikës dentare Odontica, bëjnë gjithçka që është e mundur për të minimizuar kohëzgjatjen e procedurave të nevojshme për krijimin e protezave.
Je duke kërkuar zgjidhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?
Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.
Punimet protetike
CAD/CAM pa metal
Ato përdoren gjithnjë e më shumë për të zëvendësuar kurorat dhe urat metal-qeramike. Këto proteza janë bërë me një sistem të kompjuterizuar në lloje të ndryshme materialesh të zgjedhura sipas asaj që duam të arrijmë: estetikë, transparencë apo rezistencë:
- Zirkon
- E-Max
- Qelq/Porcelan
Avantazhet e protezave të kompjuterizuara pa metal:
- mungesa e metaleve
- estetikë e lartë
- punë precize
- biokompatibiliteti
Llojet e protezave
Në klinikën dentare Odontica, ofrohen të gjitha llojet e protezave:
- Faseta, kurora dhe ura (metal – porcelan, zirkon ose porcelan i përforcuar/empress).
- kurora, ura dhe proteza mbi implantet dentare.
- punime të kombinuara (fikse – e lëvizshme).
- proteza skeletike, totale dhe parciale