Klinika Odontica

Shërbime Dentare

All on 4 & All on 6

Çfarë janë All on 4 dhe All on 6?

All-on-4® është një teknikë kirurgjikale që përdoret për rehabilitimin total të harqeve dentare në 4 implante, ndërsa metoda All-on-6® përbëhet nga 6 implante. Benefitet kryesore të përdorimit të teknikës All-on-4 dhe All-on-6 janë:

Je duke kërkuar zgjidhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?

Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.

Përse përdoret teknika
All-on-4?

Teknika All-on-4 konsiston në vendosjen e 4 implanteve për hark, pa graft kockor apo ngritje te sinuseve. Në këtë mënyrë vendosen dy implante vertikale në zonën e përparme dhe dy implante me kënd në zonën e pasme. Falë implanteve me kënd, mund të sigurohet shpërndarje e qëndrueshme e forcës protetike.

Përse përdoret teknika
All-on-6?

Teknika All-on-6 ofron një bazë më të fortë dhe më të qëndrueshme për harkun dentar protetik, duke rezultuar në një buzëqeshje më të qëndrueshme dhe më të rehatshme. Duke marrë parasysh mekanikën e kafshimit dhe përtypjes, stabiliteti shtesë dhe një shpërndarje më e barabartë e presionit mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës të punimit tuaj protetik.

All-on-4 apo All-on-6?

Dallimi më i qartë midis implanteve dentare all-on-4 dhe all-on-6 është numri i implanteve që vendosen në gojë. Sa më shumë implante të keni, aq më shumë forcë dhe stabilitet i jepet nofullës suaj.

Megjithatë All-on-6 nuk është gjithmonë procedurë më e mirë se all-on-4. Pacientët që nuk kanë forcë të mjaftueshme kockore për t’i bërë ballë presionit të dy implanteve dentare shtesë mund të përfitojnë më shumë nga procedura e implanteve dentare All-on-4.

Mënyra më e mirë për të vendosur se cili opsion është më i mirë për ju, është të flisni me kirurgët tanë në klinikën dentare Odontica, pasi të jetë bërë një konsultim dhe ekzaminim i plotë i nofullës suaj.

Kërko një preventiv falas duke plotësuar formularin më poshtë.

Garancia Odontica™

Për të plotësuar nevojat e pacientëve tanë, klinika dentare  ODONTICA përdor materialet më të mira dentare dhe ofron garancinë për të gjitha punët implantologjike dhe protetike.

E drejta e garancisë vlen për çdo pacient pasi ai/ajo u përmbahet këshillave dhe rekomandimeve të mjekut, bën vizita të rregullta në klinikën tonë dentare, ruan rregullisht higjienën orale nëpërmjet pastrimit profesional të dhëmbeve*.

Certifikata e dhënë është dëshmi e një strukture të mirë organizative dhe procedurave të mjekësisë dentare të ofruara në kliniken tonë.

Garancitë për të gjitha shërbimet dentare:

  • Trajtimet konservative – 2 vjet
  • Trajtimet protetike – 5 vjet
  • Trajtimet implantare – 10 vjet

* Higjiena e duhur orale: bëni të paktën një herë në vit pastrimin profesional të implanteve – pastroni dhëmbët dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje – përdorni një shplarës goje cilësor çdo ditë – përdorni furçën interdentale në zonat ku janë vendosur implantet – përdorni një pulsator uji (hidrojet).