Shërbime Dentare
Implantologji
Çfarë është implantologjia dentare?
Implantologjia dentare mundëson zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë, për rastet nga mungesa e një dhëmbi të vetëm, në një zgjidhje dentare të plotë.
Në disa raste, procedura mund të jetë e shpejtë dhe e thjeshtë dhe mund të kryhet me një vizitë të vetme në klinikën tonë. Nga ana tjetër, ka raste kur kërkohet një zgjidhje multidisiplinare që mund të zgjasë disa muaj.
Trajtimet e implanteve në klinikën tonë dentare sigurojnë një zgjidhje afatgjatë dhe të garantuar. Mund të mburremi me një shkallë të madhe suksesi në terapitë implantare, prej gati 99%. Disa nga avantazhet e Implanteve Dentare:
- Përmirësim i të folurës
- Zgjidhje afatgjatë
- Rikthim i estetikës orale
- Përmirësim i shëndetin e përgjithshëm
- Procedurë pa dhimbje dhe e sigurtë
- Përmirësim i përtypjes
Je duke kërkuar zgjidhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?
Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.
Çfarë është një implant dentar?
Një implant dentar është baza për një dhëmb zëvendësues që vendoset në nofull. Duke qenë se implantet janë biokompatibël, ato bashkohen plotësisht me kockën dhe trupi i pranon si të vetat. Rezultati është një ndjenjë dhe funksion krejtësisht natyral njesoj sikur keni pasur me dhëmbët tuaj.
Pjesët e implantit dentar:
- Implanti dentar – Vidë titani që vendoset në kockën e nofulles. Pas integrimit në kockë, implanti vepron si rrënja e dhëmbit.
- Abutment – E bërë nga titan ose zirkon, shërben si një lidhje midis implantit dhe pjeses protetike.
- Dhëmbi – Kurorë ose urë, e bërë nga qeramika, zirkon ose materiale të tjera estetike dentare, fiksohet përgjithmonë në abutment.
Cilët pacientë kanë nevojë për implant dentar?
Çdo pacient të cilit i mungojnë një ose më shumë dhëmbë natyral, që ka vështirësi në përtypje, nevoja estetike ose probleme të të folurit është kandidat për vendosjen e implanteve dentare.
Nëse dëshironi të buzëqeshni përsëri, të flisni me besim dhe të hani me një ndjenjë rehatie, padyshim që jeni kandidat për vendosjen e implantit dentar.
Një nga elementët thelbësorë për suksesin e terapisë implantare është besimi midis pacientit dhe mjekut, i cili mundëson planifikimin e trajtimit më të mirë të mundshëm.
Në fillim është e nevojshme një konsultë në klinikën tonë dentare për të konstatuar gjendjen aktuale të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve si dhe për të përcaktuar dëshirat dhe mundësitë e pacientit.
Diagnoza dhe plani i trajtimit
Diagnoza bëhet duke përdorur një skaner dixhital CT që na lejon të kemi një pamje të saktë 3D të strukturave dentare dhe kockore.
Mbi bazën e të dhënave të gjetura, zgjidhet terapia përkatëse, planifikohet një plan trajtimi në varësi të kohës dhe gjendjes financiare.
Procedura e vendosjes
së implantit
Implanti vendoset në kockë me ndërhyrje kirurgjikale, procedurë e cila zgjat rreth 15 minuta. Procedura është pa dhimbje sepse kryhet nën anestezi lokale.
Vendosja e implantit në nofull, pasohet nga një periudhë prej 3 deri në 6 muajsh, gjatë së cilës ndodh osteointegrimi. (nëse implanti ka stabilitet primar, gjatë shërimit mund të vendoset edhe një kurorë e përkohshme).
Faza përfundimtare:
Pas një periudhe stabilizimi dhe osteointegrimi, mbi implant filetohet tapa e shërimit, e cila synon të nxisë shërimin e indeve gingivare.
Pas heqjes së tapës së shërimit (pas 7 ditësh), merret masa për realizimin e punimit protetik, në bashkëpunim me teknikët dentar.
Punimi protetik mund të realizohet me filetim ose që të cementohet mbi abutment.
Vendosja e implantit kërkon profesionalizëm të madh nga ana e kirurgut oral, teknikëve dentar dhe klinikave dentare të pajisura me teknologjitë më të avancuara. Të gjitha këto kërkesa mund t’i gjeni në klinikën tonë dentare.