Shërbime Dentare
Estetikë Dentare
Çfarë është estetika dentare?
Një pamje e shëndetshme dhe rinore janë bazat themelore të bukurisë së sotme, të cilat kanë përcaktuar standardet e larta në mjekësinë dentare duke e bërë atë një shërbim shumë estetik dhe funksional për të gjithë.
Fakti është se plakja fizike që vjen me moshën prek edhe dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, duke ndryshuar bukurinë natyrale të buzëqeshjes. Dhëmbët humbasin pamjen e tyre natyrale nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm të jashtëm, zakoneve dhe konsumit të produkteve të ndryshme ushqimore.
Zgjidhja për këtë problem është mjekësia dentare estetike e cila fokusohet në estetikën dentare të buzëqeshjes së pacientit dhe me një metodë profesionale dhe efikase i kthen buzëqeshjen e dëshiruar çdo pacienti.
Mjekësia moderne estetike dentare arrin rezultate të shkëlqyera në formimin e një buzëqeshjeje natyrale dhe të shëndetshme çdo ditë.
Disa nga shërbimet që përfshihen në estetikën dentare janë:
- Zbardhja e dhëmbëve
- Fasetat
- Kurorat pa metal: EMAX
- Gingivoplastika
- Pastrim & lustrim profesional i dhëmbëve
- Aplikim i piercing dentar
Je duke kërkuar zgjidhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?
Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.
Zbardhja e dhëmbëve
Buzëqeshja juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme. Buzëqeshja është ajo që vëmë re menjëherë kur takojmë dikë. Një buzëqeshje e bardhë verbuese është vërtet madhështore – ju bën të ndiheni mirë dhe të sigurt, duke lënë një përshtypje të parë të shkëlqyer.
Plakja natyrale e organizmit në kombinim me stilin e jetesës mund të njollosë dhe errësojë ndjeshëm dhëmbët tuaj. Shumë nga aktivitetet tona të përditshme kontribuojnë në këtë proces: pirja e duhanit, kafeja, pijet e gazuara dhe me ngjyra, çaji ose vera e kuqe.
Në botën e mjekësisë dentare ka shumë produkte për zbardhjen e dhëmbëve që mund të kenë një efekt të qëndrueshëm, por shpesh janë agresivë ndaj dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, kështu që ne rekomandojmë një metodë profesionale për zbardhjen e dhëmbëve.
Në kliniken dentare Odontica ne përdorim një sistem inovativ dhe efikas për zbardhjen e dhëmbëve – WhiteSpeed i cili përdor teknologjinë më të avancuar të llambave LED.
Fasetat estetike dentare
Fasetat janë një zgjidhje dentare estetike që përdoren për korrigjimin e një numri të madh të defekteve estetike, të cilat përveç pamjes së shëmtuar mund të kenë pasoja negative edhe në funksionin e përtypjes.
Fasetat janë mbështjellje të vogla prej qeramike (porcelani) ose materiale të përbëra që aplikohen në sipërfaqen e jashtme të dhëmbit me qëllimin përfundimtar të përmirësimit të estetikës së tij.
Aplikimi i tyre është zgjidhja me estetikën më të lartë dhe është përzgjedhja kryesore nga pjesa më e madhe e pacientëve që dëshirojnë të rifitojnë shkëlqimin, funksionalitetin dhe bukurinë e buzëqeshjes së tyre. Procedura e aplikimit të fasetave përfshin dhe përdor karakteristikat më të mira të tre procedurave dentare: ortodoncisë, zbardhjes së dhëmbëve dhe kurorave dentare.
Gingivoplastika
Gingivoplastika – kirurgjia plastike e mishrave të dhëmbëve
Gingivoplastika është një trajtim kirurgjikal që lejon rimodelimin e indeve të buta (mishrat) rreth dhëmbit.
Edhe pse fillimisht ishte menduar për trajtimin e sëmundjeve periodontale, sot përdoret dhe aplikohet edhe në mjekësinë estetike dentare. Teknikat klasike të kirurgjisë orale dhe terapisë me lazer janë dy procedura që përdoren për korrigjimin e anomalive dhe asimetrisë së indeve për të marrë një pamje natyrale. Pas gingivoplastikës, mishrat e dhëmbëve do të marrin pamjen e tyre natyrale dhe të shëndetshme.
Pastrimi dhe lustrimi profesional i dhëmbëve
Pastrimi i dhëmbëve është shumë i rëndësishëm pasi mund të ruajë dhëmbët tanë dhe të zgjasë jetën e tyre me mirëmbajtjen e duhur.
Për shkak të higjenës orale jo të mirë, faktorëve trashëgues ose punës së papërshtatshme dentare, pllakat dentare krijohen duke shkaktuar inflamacion të mishrave të dhëmbëve.
Pastrimi dhe lustrimi profesional i dhëmbëve në klinikën tonë dentare përfshin:
- Heqjen e gurëve – nënkupton heqjen e të gjitha sedimenteve dentare: kryhet me ndihmën e skalerit ultrasonik i cili eliminon në mënyrë efektive të gjitha depozitimet.
- Sandblasting me metodën AIR FLOW® – largon të gjitha pigmentimet nga dhëmbët, duke rikthyer ngjyrën dhe shkëlqimin e tyre natyral. Procedura është krejtësisht pa dhimbje.
- Lustrimi i dhëmbëve – kryhet duke përdorur pasta profesionale.
Me këto metoda ne ju kthejmë dhëmbëve shkëlqimin që meritojnë.
Piercing Dentar
Aplikimi i piercing dentar është një procedurë e shpejtë, e thjeshtë dhe pa dhimbje. Piercing dentar, në formë kristalesh, aplikohet në sipërfaqen e dhëmbit natyral me një metodë të thjeshtë ngjitjeje pa dhimbje. Procedura e aplikimit është e shkurtër dhe nuk dëmton në asnjë mënyrë smaltin dentar apo shëndetin e dhëmbit.