Klinika Odontica

Shërbime Dentare

Endodonci

Çfarë është endodoncia?

Endodoncia është një degë e stomatologjisë që përfshin trajtimin e kanaleve të rrënjës si dhe të gjitha patologjive te lidhura me pulpën dentare.

Terapia e kanalit të rrënjës është procedura më e shpeshtë e trajtuar nga endodoncia.

Je duke kërkuar zgjidhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?

Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.

Çfarë përfshin një trajtim endodontik?

DSC05496

Një trajtim endodontik dentar përfshin:

  • heqjen e nervit dentar
  • pastrimin radikal të të gjithë kanalit të rrënjës
  • mbushjen e kanalit me material të përhershëm për të penguar hyrjen e ardhshme të baktereve në rrënjë

Për trajtimin endodontik ne përdorim materiale speciale, detektorë dhe pajisje elektronike, që na ndihmojnë përkatësisht për pozicionin e duhur të majës së kanalit të rrënjës dhe mbushjen e tij. Dhimbja që shfaqet menjëherë pas mbushjes së kanalit është një fenomen normal dhe kalimtar.

Falë pajisjeve moderne dhe përdorimit të procedurave cilësore të përshtatura për çdo dhëmb, klinika dentare Odontica arrin sukses maksimal në kryerjen e trajtimeve endodontike.

Terapia konservative dhe mbushjet estetike

Kariesi dentar është një nga sëmundjet më të përhapura të kohës sonë. Janë të rrallë ata që nuk kanë vuajtur nga kariesi dentar të paktën një herë në jetë. Kjo sëmundje është gjithashtu e zakonshme tek fëmijët dhe të rriturit dhe shkaktohet nga shumë faktorë. Gjithçka nis nga dieta jonë, nga rregullsia me të cilën praktikojmë higjienën orale dhe vizitojmë dentistin, e cila nëse neglizhohet mund të çojë në këtë fenomen të pakëndshëm dentar.

Ndonjëherë ne nuk e kuptojmë seriozitetin e kaviteteve dentare derisa ato të bëhen të
gjera dhe të thella, me dhimbje të pakëndshme dhe me një ndikim të pashmangshëm
në estetikën e buzëqeshjes. Në këto raste, heqja dhe rindërtimi i smaltit dhe dentinës së
dëmtuar nga kariesi kërkon trajtim të kujdesshëm për të parandaluar shfaqjen e kariesit
të ri dhe për të rikthyer pamjen natyrale dhe funksionalitetin e plotë të dhëmbit.

Në klinikën dentare Odontica kjo procedurë kryhet pa dhimbje nën efektin e anestezisë lokale. Ne kryejmë mbushje estetike me ndihmën e materialeve më të fundit që lejojnë një rindërtim të përsosur, pa ndryshuar ngjyrën e dhëmbit.

Kërko një preventiv falas duke plotësuar formularin më poshtë.

Garancia Odontica™

Për të plotësuar nevojat e pacientëve tanë, klinika dentare  ODONTICA përdor materialet më të mira dentare dhe ofron garancinë për të gjitha punët implantologjike dhe protetike.

E drejta e garancisë vlen për çdo pacient pasi ai/ajo u përmbahet këshillave dhe rekomandimeve të mjekut, bën vizita të rregullta në klinikën tonë dentare, ruan rregullisht higjienën orale nëpërmjet pastrimit profesional të dhëmbeve*.

Certifikata e dhënë është dëshmi e një strukture të mirë organizative dhe procedurave të mjekësisë dentare të ofruara në kliniken tonë.

Garancitë për të gjitha shërbimet dentare:

  • Trajtimet konservative – 2 vjet
  • Trajtimet protetike – 5 vjet
  • Trajtimet implantare – 10 vjet

* Higjiena e duhur orale: bëni të paktën një herë në vit pastrimin profesional të implanteve – pastroni dhëmbët dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje – përdorni një shplarës goje cilësor çdo ditë – përdorni furçën interdentale në zonat ku janë vendosur implantet – përdorni një pulsator uji (hidrojet).