Klinika Odontica

Shërbime Dentare

Paradontologji

Çfarë është paradontologjia?

Paradontologjia është një disiplinë e mjekësisë dentare që studion sëmundjet dhe trajtimin e strukturave mbështetëse të dhëmbëve – periodontit.

Periodonti përbëhet nga mishrat e dhëmbëve, kocka alveolare dhe ligamenti periodontal që lidh dhëmbin me kockën alveolare.

Për shumë njerëz, termi periodontologji si një degë e mjekësisë dentare është një koncept imagjinar. Nga ana tjetër, gingiviti ose periodontiti janë koncepte të njohura, sepse së bashku me kariesin janë një nga sëmundjet orale më të përhapura në botë.

Je duke kërkuar zgjidhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?

Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.

Cilat janë simptomat e periodontitit?

Disa nga simptomat që mund të ketë një pacient i prekur nga periodontiti janë:

  • Gjakderdhja e gingivës gjatë larjes së dhëmbëve.
    Gjakderdhja është padyshim një arsye që ju duhet të ekzaminoheni nga dentisti.
  • Gingivë të kuqe, të enjtura, të ndjeshme.
    Pamja normale e gingivës është rozë korale. Çdo aspekt i fryrë dhe i kuq i gingivës duhet të jetë një arsye për të vizituar dentistin.
  • Ndarja e gingivës nga dhëmbi
  • Shfaqja e qelbit në buzë të gingivës
  • Ndryshimi i pozicionit të një ose më shumë dhëmbëve.
    Kjo ndodh nëse ka hapësira në zgavrën e gojës që nuk janë trajtuar me ura, implante apo proteza.

Çfarë është gingiviti dhe periodontiti?

Gingiviti është një inflamacion i gingivës, ndërsa periodontiti është një grup sëmundjesh inflamatore që prekin indet të cilat rrethojnë dhëmbët.

Gingiviti dhe periodontiti janë inflamacione serioze të zgavrës së gojës dhe nëse nuk trajtohen mund të shkaktojnë humbjen e strukturave mbështetëse të dhëmbëve, pra të gingivës dhe kockës, të cilat në fund mund të çojnë në humbjen e dhëmbëve.

Terapia periodontale jokirurgjikale

Terapia periodontale është hapi i parë pas zbulimit dhe diagnostikimit të disa gjëndjeve periodontale, që përfshin:

  • Udhëzime në lidhje me higjienën orale – teknikat e larjes, lloji i furçës, aksesorët ndihmës (filli dentar, furça interdentare, shpëlaresit e gojes, hidrojet)
  • Pastrimi dhe lustrimi i dhëmbëve sipër dhe poshtë gingivës për të reduktuar sasinë e baktereve në xhepin periodontal
  • Kyretazh gingival – Kruarja dhe lëmimi i rrënjës së dhëmbit. Procedura e kruarjes dhe lëmimit përfshin heqjen e gurëzave, pllakës bakteriale, toksinave bakteriale, indeve të sëmura në sipërfaqen e rrënjës së dhëmbit dhe indeve të buta që rrethojnë xhepat e dhëmbëve.

Këto trajtime jokirurgjikale kryhen me një instrument specifik nën anestezi lokale, me anë të të cilit gërvishtet muri i gingivës për të eliminuar indet e buta të xhepit periodontal dhe pastrohet rrënja e ekspozuar e dhëmbit.

Terapia periodontale kirurgjikale.

Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen në marrëveshje me pacientin dhe duke ndjekur planin e terapisë.

Ato mund të përfshijnë:

  • reduktimi i xhepave periodontal
  • rigjenerimin e indeve dhe kockave
  • rimodelimi i gingivave
  • zgjatja e kurorës së dhëmbëve
  • transplantet e indit lidhor
Kërko një preventiv falas duke plotësuar formularin më poshtë.

Garancia Odontica™

Për të plotësuar nevojat e pacientëve tanë, klinika dentare  ODONTICA përdor materialet më të mira dentare dhe ofron garancinë për të gjitha punët implantologjike dhe protetike.

E drejta e garancisë vlen për çdo pacient pasi ai/ajo u përmbahet këshillave dhe rekomandimeve të mjekut, bën vizita të rregullta në klinikën tonë dentare, ruan rregullisht higjienën orale nëpërmjet pastrimit profesional të dhëmbeve*.

Certifikata e dhënë është dëshmi e një strukture të mirë organizative dhe procedurave të mjekësisë dentare të ofruara në kliniken tonë.

Garancitë për të gjitha shërbimet dentare:

  • Trajtimet konservative – 2 vjet
  • Trajtimet protetike – 5 vjet
  • Trajtimet implantare – 10 vjet

* Higjiena e duhur orale: bëni të paktën një herë në vit pastrimin profesional të implanteve – pastroni dhëmbët dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje – përdorni një shplarës goje cilësor çdo ditë – përdorni furçën interdentale në zonat ku janë vendosur implantet – përdorni një pulsator uji (hidrojet).