Shërbime Dentare
Ortodonci
Çfarë është ortodoncia?
Ortodoncia është një disiplinë e specializuar e mjekësisë dentare, e cila përveçse merret me korrigjimin e pozicionit të çrregullt të dhëmbëve, është një nga masat më të mira për parandalimin e shfaqjes së kariesit në vendet që janë të vështira për t’u pastruar nëse dhëmbët nuk janë të pozicionuar drejt.
Dhëmbët e drejtë, të cilët janë fokusi dhe qëllimi kryesor i ortodoncisë, nuk janë vetëm estetikisht të bukur, por kontribuojnë edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Je duke kërkuar zgjedhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?
Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.
Diagnoza Ortodontike
Për të përcaktuar një plan trajtimi të përshtatshem për ju dhe per të parë nëse jeni kandidat për një terapi ortodontike specifike, është e nevojshme të vendoset diagnoza dhe plani i tratimit.
Këto janë baza për një terapi ortodontike të saktë dhe cilësore.
Të dhënat diagnostike të nevojshme për të formuluar terapinë janë masa dentare, fotografi të detajuara (intraorale dhe ekstraorale) dhe analiza radiologjike.
Bazuar në të gjitha këto të dhëna, profili i pacientit krijohet përmes një analize të detajuar të okluzionit, fytyrës dhe buzëqeshjes.
Sa zgjat terapia ortodontike?
Kohëzgjatja mesatare e terapisë është nga 1 deri në 2 vite dhe varet nga kompleksiteti i rastit individual, ndonjëherë është edhe më e shkurtër.
Ruajtja e higjienës orale. Gjatë terapisë ortodontike, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mirëmbajtjes së higjienës orale. Përveç higjienës orale klasike, rekomandojmë furçat interdentare dhe hidrojetin.
A zhvendosen dhëmbët
pas trajtimit ortodontik?
Pas çdo trajtimi ortodontik ekziston mundësia e një zhvendosjeje të re të dhëmbit (recidive).
Për të mos lejuar që dhëmbët të kthehen në pozicionin e tyre origjinal ne përdorim mjete mbajtëse të lëvizshme dhe retension fiks (harqe metalike ose pllaka që ngjiten në brendësi të dhëmbit – nuk duken).
Pacientët duhet t’i mbajnë ato për një periudhë të caktuar për të shmangur çdo zhvendosje të dhëmbëve.
Invisalign®
Dëshironi dhëmbë të drejtë dhe nuk ju pëlqejnë aparatet klasik me butona metalik?
Invisalign është një teknologji moderne që paraqet një zgjidhje ortodontike për korrigjimin e dhëmbëve pa pasur nevojë të vendosësh aparat metalik.
Aligners Invisalign® transformojnë buzëqeshjen tuaj pa ndërhyrë në cilësinë e jetës tuaj.
Si funksionon Invisalign?
Invisalign korrigjon pozicionin e dhëmbëve duke përdorur një seri maskerinash pothuajse të padukshëm (maskerina transparente), të përshtatur për dhëmbët tuaj për të siguruar rehati maksimale.
Ndërsa zëvendësoni maskerinat çdo 2 javë, dhëmbët lëvizin gradualisht, javë pas jave, derisa të arrijnë pozicionin e tyre përfundimtar të synuar. Aligners janë praktikisht të padukshëm. Vështirë se dikush do ta vërejë se ju keni veshur një maskerinë transparente, e cila si e tillë nuk do të përbëjë asnjë problem për stilin tuaj të jetesës apo ndërveprimin tuaj të përditshëm me njerëzit.
Cilat janë avantazhet e Invisalign?
Avantazhet kryesore të aligners Invisalign® janë:
- rehatia
- lëvizshmëria
- transparencë/padukshmëri
- fleksibilitet në lidhje me konsumin e ushqimit dhe pijeve
- mirëmbajtja e higjienës orale
Këto maskerina mund të hiqen, duke ju dhënë mundësinë të konsumoni të gjitha ushqimet dhe pijet që dëshironi gjatë trajtimit. Përveç kësaj, ju mund të hiqni maskerinat për larjen e dhëmbëve ose pastrimin me fill, duke ruajtur një higjienë të mirë orale.
Ndryshe nga aparatet ortodontike të zakonshme, vizitat e nevojshme gjatë trajtimit reduktohen në minimum, pasi ato nuk përfshijnë rregullime në tela ose braketa.
Së fundi, Invisalign® ju mundëson të shihni rezultatet virtuale dhe planin e trajtimit që në fillim të trajtimit, duke ju dhënë kështu mundësinë të shihni se si do të jenë dhëmbët tuaj në fund të trajtimit.
Bazuar në mjetet diagnostikuese të ofruara në klinikën tonë dentare, të cilat përfshijnë të dhënat mjekësore dhe dentare të pacientit, ekzaminimin klinik dhe metodat diagnostike, ne do të përcaktojmë nëse jeni kandidati i përshtatshëm për këtë lloj trajtimi ortodontik dhe më pas do të jemi në gjendje të përcaktojmë se cili trajtim ortodontik është më efektiv për ju.