Shërbime dentare
Kirurgjia Orale
Çfarë është kirurgjia orale?
Kirurgjia orale është një degë e mjekësisë dentare e lidhur ngushtë me implantologjinë dhe periodontologjinë. Përfshin çdo procedurë që kërkon prerje, heqje të indeve ose dhëmbëve nga zgavra gojës. Tek Odontica pacienti mund ti nënshtrohet ndërhyrjeve të mëposhtme:
- Heqja e dhëmbëve
- Rezeksion apikal
- Nivelim i kockës
- Ngritja e sinuseve maksilare
- Rigjenerim kockor
- Cistektomi
Je duke kërkuar zgjidhjen e duhur për buzëqeshjen tënde?
Plotëso formularin me të dhënat e nevojshme duke klikuar në butonin më poshtë dhe merr një preventiv falas direkt në email tënd.
Rigjenerimi kockor
Vendosja e një implanti është e mundur edhe në rastet e mungesës së kockës.
Humbja e dhëmbëve shpesh shoqërohet me humbje kockore. Nëse kocka nuk është mjaft e lartë ose e gjerë, kërkohet rigjenerimi ose rindërtimi i kockës në mënyrë që të lidhet me sukses implanti.
Me përdorimin e materialeve dhe metodave të specializuara, rigjenerimi i kockave kryhet me kockë artificiale ose autologe.
Në varësi të llojit të materialit dhe metodës së aplikuar pas graftimit kockor, rigjenerimi zgjat nga 4 deri në 6 muaj pas së cilës mund të filloni me vendosjen e implantit.
Klinika Odontica ju ofron rigjenerimin e kockave nëpërmjet:
- Plazma e gjakut (PRF)
- Kockë heterogjene
- Kocka autologe
Ngritja e Sinusit
Ngritja e sinusit është një ndërhyrje kirurgjikale orale për ngritjen e pjesës së poshtme të sinusit me qëllim rindërtimin e kockës së nevojshme për vendosjen e implanteve dentare. Nëse ka kaluar një periudhë e gjatë kohore që kur dhëmbi mungon në pjesën e pasme të nofulles, mund të ndodhë një mungesë e kockës në këtë zonë. Sinuset, pa kockën që i mban në vendin e tyre origjinal, fillojnë të zgjerohen dhe zënë zonën e zbrazët të zënë dikur nga kocka. Pa kockë të mjaftueshme është e pamundur të futet një implant. Megjithatë, nëse sinuset janë ulur, është e nevojshme ngritja e tyre (sinus lift). Qëllimi i operacionit është mbushja e një pjese të zgavrës së sinusit me material biologjik, i cili me kalimin e kohës do të osifikohet dhe do të formojë një bazë solide për implantet e ardhshme.
Në varësi të sasisë së kockave në dispozicion, ngritja e sinusit mund të jetë:
- I vogël
- I madh
Në klinikën dentare Odontica, kirurgjia e sinuseve, falë përvojës së kirurgëvë tanë oral, është një procedurë rutinë që shënon sukses të shkëlqyer.
Heqja e dhëmballëve të pjekurisë
Heqja e dhëmballëve të pjekurisë është një nga ndërhyrjet më të shpeshta të kirurgjisë orale. Pacientët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për dhëmballët e pjekurisë në gojën e tyre, sepse ato nuk i shkaktojnë dhimbje dhe bezdi.
Gjatë rritjes, dhëmballët e pjekurise mund të shkaktojnë inflamacion të mishrave të dhëmbëve. Ndonjëherë mjafton vetëm pastrimi, por nëse procesi ndërlikohet, kërkohet heqja kirurgjikale e tyre.
Rezeksioni apikal
Rezeksoni apical (apikoektomia) është një operacion i vogël me anë të të cilit heqet maja e rrënjës së dhëmbëve së bashku me procesin inflamator.
Në varësi të dhëmbit të trajtuar, apikoektomia mund të zgjasë nga 30 deri në 60 minuta. Në dhëmbët e përparmë zgjat më pak, në ato të pasme më shumë. Pas 6 muajsh, kërkohet një kontroll intraoral me rreze X.
Cistektomia
Cistektomia është operacioni me të cilin hiqet një kist.
Në përgjithësi origjina e kisteve janë indet e inflamuara (granuloma), trauma ose zhvillimi etiologjik. Shpesh pacienti i ndjen simptomat e para kur kisti është tashmë në fazën akute dhe fillojnë dhimbje të forta dhe enjtje.
Kisti duhet të nxirret sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar zgjerimin dhe rritjen e mëtejshme, gjë që mund të shkaktojë deformim të madh të fytyrës. Cistektomia kryhet me anestezi lokale që do të thotë se operacioni është plotësisht pa dhimbje për pacientin. Gjatë operacionit, kirurgu oral heq kistin, shkurton majën e rrënjës dhe mbyll kanalet dentare. Qepjet hiqen një javë pas operacionit.