Klinika Odontica

Dr. Suela Stafuka

Ortodonte

Dr. Suela Stafuka, DMD, është diplomuar në Stomatologji pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Tiranë, në vitin 2013.

Duke pasur parasysh interesin e saj të madh drejt Ortodoncisë, në vitin 2016 ndjek kursin klinik “Nga Ortodoncia Interceptive në Teknikën Straight-Wire”, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë”, nën drejtimin e Prof. Paola Cozza.

Ka marrë pjesë në kurse dhe kongrese të shumta në Shqipëri dhe jashtë saj, ku ka patur
mundësinë të përditësoj njohuritë e saj me ekspertët kryesor të sektorit ortodontik Europian.
Është njohëse shumë e mirë e gjuhës italiane dhe angleze.

Garancia Odontica™

Për të plotësuar nevojat e pacientëve tanë, klinika dentare  ODONTICA përdor materialet më të mira dentare dhe ofron garancinë për të gjitha punët implantologjike dhe protetike.

E drejta e garancisë vlen për çdo pacient pasi ai/ajo u përmbahet këshillave dhe rekomandimeve të mjekut, bën vizita të rregullta në klinikën tonë dentare, ruan rregullisht higjienën orale nëpërmjet pastrimit profesional të dhëmbeve*.

Certifikata e dhënë është dëshmi e një strukture të mirë organizative dhe procedurave të mjekësisë dentare të ofruara në kliniken tonë.

Garancitë për të gjitha shërbimet dentare:

  • Trajtimet konservative – 2 vjet
  • Trajtimet protetike – 5 vjet
  • Trajtimet implantare – 10 vjet

* Higjiena e duhur orale: bëni të paktën një herë në vit pastrimin profesional të implanteve – pastroni dhëmbët dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje – përdorni një shplarës goje cilësor çdo ditë – përdorni furçën interdentale në zonat ku janë vendosur implantet – përdorni një pulsator uji (hidrojet).

Kërko një preventiv falas duke plotësuar formularin më poshtë.