Klinika Odontica

Ledjon Kaçi

Dr. Ledion Kaçi

Kirug Oral & Maksilo-Facial

Dr. Ledion Kaçi, DMD, M.Sc, është diplomuar në degën e Stomatologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Tiranë, në vitin 2013.

Në vitin 2016 ka kryer studimet master të nivelit të II për kirurgji orale pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”.

Në vitin 2021 ka përfunduar specializimin 4-vjeçar për Kirurgji Orale dhe Maksilo-Faciale, pranë
Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Dr. Ledion Kaçi është referues i shumë artikujve shkencor kirurgjikal në konferenca të mbajtura brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë viteve ka marrë pjesë në konferenca të shumta si dhe në kurse individuale lidhur me trajtimet implanto-protetike.
Është njohës shumë i mirë i gjuhës italiane dhe angleze.

Garancia Odontica™

Për të plotësuar nevojat e pacientëve tanë, klinika dentare  ODONTICA përdor materialet më të mira dentare dhe ofron garancinë për të gjitha punët implantologjike dhe protetike.

E drejta e garancisë vlen për çdo pacient pasi ai/ajo u përmbahet këshillave dhe rekomandimeve të mjekut, bën vizita të rregullta në klinikën tonë dentare, ruan rregullisht higjienën orale nëpërmjet pastrimit profesional të dhëmbeve*.

Certifikata e dhënë është dëshmi e një strukture të mirë organizative dhe procedurave të mjekësisë dentare të ofruara në kliniken tonë.

Garancitë për të gjitha shërbimet dentare:

  • Trajtimet konservative – 2 vjet
  • Trajtimet protetike – 5 vjet
  • Trajtimet implantare – 10 vjet

* Higjiena e duhur orale: bëni të paktën një herë në vit pastrimin profesional të implanteve – pastroni dhëmbët dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje – përdorni një shplarës goje cilësor çdo ditë – përdorni furçën interdentale në zonat ku janë vendosur implantet – përdorni një pulsator uji (hidrojet).

Kërko një preventiv falas duke plotësuar formularin më poshtë.