Klinika Odontica

Dr. Eri Kaçi

Kirurg Oro-Maksilo-Facial

Dr. Eri Kaçi, DMD, është diplomuar në Stomatologji pranë Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë, në vitin 2007.

Në vitin 2015 ka përfunduar specializimin 4-vjeçar për Kirurgji Orale dhe Maksilo-Faciale, pranë
Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Gjatë kësaj periudhe, realizon mikro-specializimin 6-mujor mbi kirurgjinë implantare dhe
implantoprotezen, pranë Qendrës Spitalore “Maggiore Della Carità”, Novara, Itali.

Nga viti 2018 e në vazhdim është lektor në trajnimet teorike-praktike në kirurgjinë
implantare dhe implantoprotezë pranë kompanisë New Dental, Tiranë.
Është njohës shumë i mirë i gjuhës italiane dhe angleze.

Garancia Odontica™

Për të plotësuar nevojat e pacientëve tanë, klinika dentare  ODONTICA përdor materialet më të mira dentare dhe ofron garancinë për të gjitha punët implantologjike dhe protetike.

E drejta e garancisë vlen për çdo pacient pasi ai/ajo u përmbahet këshillave dhe rekomandimeve të mjekut, bën vizita të rregullta në klinikën tonë dentare, ruan rregullisht higjienën orale nëpërmjet pastrimit profesional të dhëmbeve*.

Certifikata e dhënë është dëshmi e një strukture të mirë organizative dhe procedurave të mjekësisë dentare të ofruara në kliniken tonë.

Garancitë për të gjitha shërbimet dentare:

  • Trajtimet konservative – 2 vjet
  • Trajtimet protetike – 5 vjet
  • Trajtimet implantare – 10 vjet

* Higjiena e duhur orale: bëni të paktën një herë në vit pastrimin profesional të implanteve – pastroni dhëmbët dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje – përdorni një shplarës goje cilësor çdo ditë – përdorni furçën interdentale në zonat ku janë vendosur implantet – përdorni një pulsator uji (hidrojet).

Kërko një preventiv falas duke plotësuar formularin më poshtë.